Flash News

E-TJERA

Bordi merr vendimin/ Sa do të kushtojë nafta, çmimi i gazit rritet sërish

Bordi merr vendimin/ Sa do të kushtojë nafta, çmimi i gazit

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimin e ri të karburanteve. Duke nisur nga sot, nafta do të kushtojë 237 lekë për litër deri më 31 mars, nga 245 lekë që ishte deri më sot.

Ndërsa benzina do të kushtojë 211 lekë për litër. Çmimi i gazit ka ardhur në rritje për të dytën herë radhazi dhe do të kushtojë jetë 116 lekë për litër.

Bordi do të mblidhet sërish në datën 31 mars për të vendosur çmimet e reja për ditët në vijim. Kujtojmë që sot rikthehen protestat kundër rritjes së çmimeve para kryeministrisë në orën 17.00.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 29 mars 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, vendosi:

Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 225 lekë/litër dhe nënproduktit benzinë do të jetë 199 lekë/liter për periudhën 29 mars- 31 mars 2022

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 29 mars – 31 mars 2022, të jetë 237 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 29 mars- 31 mars 2022, të jetë 211 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 29 mars- 31 mars 2022, të jetë 116 lekë/litri dhe me shumicë 104 lekë/litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 29 mars, ndërkohë që mbledhja e ardhshme do të jetë ditën e enjte, datë 31.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

 

Të fundit