Flash News

E-TJERA

Bordi merr vendimin/ Ulet sërish çmimi i naftës, sa do të jetë sot dhe nesër

Bordi merr vendimin/ Ulet sërish çmimi i naftës, sa do të

Bordi i Transparancës ka përcaktuar çmimin e karburanteve për ditën e sotme dhe nesër. Çmimi i shitjes me pakicë i naftës dhe gazit do të jetë 211 lekë/litri, ndërsa me shumicë 206 lekë/litër.

Ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, 93 lekë/litri. Bordi do të rimblidhet nesër për të përcaktuar çmimin e karburanteve nga data 17 e në vazhdim.

Kujtojmë që Bordi u ngrit nga qeveria, pasi qytetarët i kërkuan kësaj të fundit të ndërhynte për rritjen e paprecedentë të çmimit të naftës. Protestat për rritjen e çmimeve vijojnë, pasi shtrenjtimi është konsideruar abuziv. Qeveria e ka mohuar, duke ia adresuar rritjen e çmimeve luftës në Ukrainë.

“Bordi i Transparancës i ngritur me vendim Qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit në mbledhjen e tij të radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 211 lekë/litri, ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 të  jetë 211 lekë/litri,ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 93 lekë/litri me pakicë për automjetet, duke mbetur i pandryshueshëm nga mbedhja e fundit e bordit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Të fundit