Flash News

E-TJERA

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, nafta ulet me 4 lekë

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, nafta ulet me 4

Një ditë pasi ndryshoi çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës është mbledhur sërish.

Çmimi i naftës është ulur po me 4 lekë dhe do të tregohet me 232 lekë/litri nga 236 lekë/litri që u vendos dje.

Ndryshe ka ndodhur me çmimin e benzinës. Bordi e ka rritur në 212 lekë/litri nga 208 lekë/litri që ishte dje. Gazi do të shitet në treg me 74 lekë/litri. 

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 212 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 200 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet", njofton Bordi. 

Të fundit