Flash News

E-TJERA

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, si i justifikon vendimet jo në koherencë me bursat

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, si i justifikon

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Nga sot deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, nafta do të shitet me 206 lekë për litër, benzina me 184 lekë për litër dhe gazi me 71 lekë për litër.

Çmimi i naftës dhe benzinës është ulur me nga 3 lekë, ndërsa gazi nuk ka ndryshuar.

Në njoftimin për mediat, Bordi ka justifikuar edhe vendimet e tij, që shpesh janë konsideruar të vonuara dhe jo në koherencë me lëvizjet në bursat ndërkombëtare.

Madje ndryshimet që kanë pësuar çmimet e karburanteve kanë qenë shpesh të nivilet qesharak. Bordi thotë se Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Vendimi i Bordit:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 112 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 06 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Të fundit