Flash News

E-TJERA

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

Bordi i Transoarencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve. Një ditë më parë, bordi rriti çmimin e naftë sme 8 lekë duke e çuar në 214 lekë/litri, ndërsa sot e ka ulur në 209 lekë/litri.

Edhe çmimi i benzinës është ulur me 8 lekë dhe do të shitet me 187 lekë/litri nga sot. Ndërsa çmimi i gazit vijon të mbetet i pandryshuar 71 lekë/litri.

Çmimet e reja

Nafta- 209 lekë/litri;

Benzina- 187 lekë/litri;

Gazi- 71 lekë/litri;

Nafta për peshkim- 116 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Të fundit