Flash News

E-TJERA

Bordi përcakton çmimet e reja, nafta ulet me vetëm 6 lekë

Bordi përcakton çmimet e reja, nafta ulet me vetëm 6 lekë

Bordi i Transparencës është mbledhur sot për të përcaktuar çmimet e reja të karburanteve. Çmimi i naftës dhe benzines ka rënë, vetëm me 6 lekë, ndërsa i benzinës me 2 lekë.

Ndërsa çmimi i gazit mbetet sërish i pandryshuar, 81 lekë për liter. Duke nisur nga sot në orën 18.00 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, çmimet do të jenë:

-Çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë të  jetë jo më shumë se 216 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

 

 

Të fundit