Flash News

E-TJERA

Bordi përcakton çmimin e ri, sa do të kushtojë nafta deri më 21 mars

Bordi përcakton çmimin e ri, sa do të kushtojë nafta deri

Bordi i Transparancës ka përcaktuar çmimin e ri të naftës. Duke nisur nga sot dhe deri më 21 mars, nafta në Shqipëri do të kushtojë 203 lekë për litër.

Vendimin e Bordit e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale. Ndërkohë aktualisht çmimi i naftës është 211 lekë për litër.

Kujtojmë që Bordi u ngrit nga qeveria, pasi qytetarët i kërkuan kësaj të fundit të ndërhynte për rritjen e paprecedentë të çmimit të naftës. Protestat për rritjen e çmimeve vijojnë, pasi shtrenjtimi është konsideruar abuziv. Qeveria e ka mohuar, duke ia adresuar rritjen e çmimeve luftës në Ukrainë.

Të fundit