Flash News

E-TJERA

Bordi rrit çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta

Bordi rrit çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve, duke i rritur. Nafta do të shitet 8 lekë më shumë, 214 lekë/litri. Ndërsa benzina do të shitet me 214 lekë për litër.

Gazi do të tregtohet me 71 lekë për litër. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot në orën 18.00 deri në mbledhjen e ardhshme.

Vendimi i Bordit:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 2 Dhjetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. 

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 01.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 865, +42 nga data 28.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 952, +59 nga data 28.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar zbritje në 112. 49 (-0.06 nga data 28.11.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 214 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 202 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 121 lekë/litër.

Të fundit