Flash News

E-TJERA

Bordi ul çmimin e naftë, sa do të shiten benzina dhe gazi

Bordi ul çmimin e naftë, sa do të shiten benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve.

Për naftën çmimi është ulur me 6 lekë në 200 lekë/litri, ndërsa benzina ka zbritur me 1 lekë në 190 lekë/litri.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 200 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 106 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 31 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, njofton Bordi.

 

Të fundit