Flash News

E-TJERA

Bordi ul çmimin e naftës me 2 lekë, sa do të shitet benzina dhe gazi

Bordi ul çmimin e naftës me 2 lekë, sa do të shitet

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për hidrokarburet.

Çmimi i naftës është ulur me 2 lekë duke e çuar nga 239 lekë/litër që u vendos një ditë më parë, në 237 lekë/litër. Benzina është ulur me 3 lekë dhe do të shitet me 196 lekë/litri, ndërsa gazi me 66 lekë/litri.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 225 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet”, njofton Bordi.

Të fundit