Flash News

E-TJERA

Bordi vendos çmimet e shportës ushqimore/ Sa do të kushtojë orizi, sheqeri, mielli e vaji

Bordi vendos çmimet e shportës ushqimore/ Sa do të

Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet për produktet e shportës (vaj, miell, oriz e sheqer).

Pas monitorimit në tregjet e pakicës dhe shumicës bordi vendosi miratimin e listës së produkteve ushqimore bazë që do të monitorohen, si më poshtë:

104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)

123 lekë/kg për sheqerin (1 kg)

321 lekë/litër për vajin e lulediellit

90.5 leke/kg për miellin masiv

Vendimi i marrë nga bordi është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë këto produkte dhe hyn në fuqi duke nisur nga sot.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, subjektet që nuk respektojnë vendimet e marra nga bordi mbi përcaktimin e marzhin e fitimit, do të penalizohen me gjobë nga 2 milionë lekë deri në 10 milionë lekë. Në rast se subjekti përsërit shkeljen, do të dënohet me mbyllje të aktivitetit deri në sekuestrimin e mallit.

Të fundit