Flash News
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Policia zbulon laborator dr*ge sintetike, arrestohen 13 shqiptarë në Belgjikë
Rriten lehtë temperaturat, si parashikohet moti në fundjavë
Borë deri në 30 cm, bllokohen disa rrugë dhe disa fshatra mbesin pa energji në Juglindje
Reshjet e shumta të dëborës që kanë përfshirë juglindjen e Shqipërisë kanw shkaktuar bllokime të rrugëve dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona.
Trashësia e dëborës ka arritur deri në 30 cm në lartësitë mbi 800 metra, duke krijuar probleme serioze për qarkullimin e mjeteve.
Një nga zonat më të prekura ka qenë Korça, ku në aksin rrugor Boboshticë - Dardhë trashësia e dëborës ka arritur deri në 30 cm, veçanërisht në majën e Bigllës.
Autoritetet rrugore kanë reaguar menjëherë për të mbajtur akset të hapura, duke dërguar më shumë se 15 mjete borëpastruese, të cilat kanë punuar gjatë natës për të siguruar kalueshmërinë e rrugëve Korçë - Dardhë, Korçë - Voskopojë, Kamenicë - Ersekë dhe Zëmblak - Dogana e Goricës së Madhe.
Sakaq, aksi nga Maja e Qafë Qarrit deri në hyrje të Ersekës është bllokuar nga bora, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për qarkullimin. Për këtë arsye, autoritetet rrugore kanë kërkuar që drejtuesit e mjeteve të përdorin rrugën e vjetër, e cila është e kalueshme pa probleme.
Reshjet e dëborës kanë shkaktuar dëme edhe në rrjetin elektrik, duke ndërprerë furnizimin me energji në disa fshatra të njësive administrative Vithkuq dhe Lekas në bashkinë e Korçës, si dhe në Leskovik, në bashkinë e Kolonjës.
Pas këtyre dëmeve, grupet e OSHEE-së janë angazhuar në terren për të riparuar rrjetin dhe për të rikthyer energjinë elektrike në zonat e prekura.