Flash News

E-TJERA

Borë dhe rënie gurësh, ARRSh njoftim si paraqitet situata e rrugëve nga moti i keq

Borë dhe rënie gurësh, ARRSh njoftim si paraqitet situata e

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore pas motit të keq me reshje intensive dhe shiu dhe bore në mbarë vendin.

Sipas ARRSH, deri tani në disa akse ka patur problem me rëniet e gurëve, si dhe me reshjet e borës.

ARRSH sqaron se aktualisht, asnjë aks nuk është i bllokuar por apelon drejtuesit të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore.

“Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e materialesh si në Skuraj-Burrel, të cilat janë pastruar menjëherë nga grupet e punës duke mos lejuar të krijohet vështirësi në qarkullim

Në zonën veriore ka pasur reshje dëbore me intensitet dhe erë në Ura e Zapodit-Shishtavec në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, Klos, Peshkopi, Bajram Curri-Fierzë, në Tropojë

Në mëngjes edhe në Qafë Thanë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren pa ndërprerje

Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.

 

Të fundit