Flash News


E-TJERA

“Presioni” i BE, Borrell: Qeveria do të tërhiqet nga ‘pasaportat e arta’

“Presioni” i BE, Borrell: Qeveria do të tërhiqet nga

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell e bëri të qartë nga konferenca e përbashkët me Ramën dhe Oliver Varhelyi, se “pasaportat e arta” nuk do të miratohen.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Stabilizim Asocimit, Borrell tha se Shqiëpria duhet të vijojë m refermat, duke pohuar se ka arritur një dakordës me kryeminsitrin Rama që “pasaportat e arta” të mos miratohen.

“Është vizita ime e tretë në Shqipëri si përfaqësues i BE por sot është moment historik për marrëdhëniet  tona. Sot jemi këtu për t’i treguar popullit shqiptar që BE është më pranë jush si vend kandidat për BE. E përdorin këshillin e stabilizim asociimit për marrëdhëniet mes BE dhe Shqipërinë. Shqyrtojmë çfarë është bërë, ku ka nevojë për përpjekje dhe çfarë mund t bëjmë. Ne shohim dhe mirëpresim drejtimin strategjik të qarë të Shqipërisë në BE. Po punojmë për anëtarësimin e Shqipërisë në të gjitha fushat. Dua të pranoj dhe të vlerësoj se ky vend ka treguar pjekuri në të gjitha reformat, sidomos në drejtësi e cila ka ecur përpara. Institucionet shqiptare duhet të përshpejtojnë reformat. Patëm mundësi të mirëpresim vendimin e kryeministrit që nuk do të bëhet miratimi i pasaportave të arta”, tha Borrell.

Qeveria është shprehur vazhdimisht, pavarësisht kritikave nga ndërkombëtarët, se nuk do të tërhiqet nga “pasaportat e arta”.

Të fundit