Flash News

E-TJERA

Borrell takim me krerët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Rama; çfarë u diskutua

Borrell takim me krerët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe

Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëherazi edhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell organizoi një darkë me liderët e Ballkanit Perëndimor të martën në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Të pranishëm në takim ishin presidenti i Malit të Zi Milo Đukanović, presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Željko Komšić, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si dhe ministri i Jashtëm i Serbisë Nikola Selakoviç.

Përfaqësuesi i Lartë diskutoi me liderët e Ballkanit Perëndimor lidhur me situatën aktuale të rajonit si dhe marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Borrell siguroi për liderët e rajonit ballkanik mundësinë për të diskutuar pritjet për pranim në BE.

Nënkryetari i KE-së theksoi nevojën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij për të kapërcyer pengesat dhe për të çuar përpara procesin e integrimit.

 

Të fundit