Flash News

E-TJERA

Borrell: Të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para përfundimit të presidencës franceze

Borrell: Të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka kërkuar të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para përfundimit të presidencës franceze.

Deklarata e tij për mediat erdhi pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së.

Duhet të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para përfundimit të presidencës franceze, situata aktuale nuk është e qëndrueshme, është një dhuratë për Moskën”, u shpreh Borrell, teksa presidenca përfundon në fund të qershorit. 

Përfaqësuesi i Lartë i BE kërkoi që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë, ndërsa për Shqipërinë dhe vendet e tjera tha se politika e jashtme e tyre përputhet me atë të BE-së.

“Serbia nuk përputhet me politikën tonë të jashtme. Duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Të jesh neutral ndaj Rusisë është koncept i gabuar. Shqipëria përputhet me politikën tonë të jashtme. Mali i Zi gjithashtu dhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Këto vende mund të kërcënohen më shumë nga Rusia
RMV e Shqipëria janë përcaktuar si vende jomiqësore. Edhe Kosova iu bashkua masave ndaj Rusisë. Edhe Bosnja iu bashkua masave ndaj Rusisë”, tha Borrell.

Të fundit