Flash News

E-TJERA

Botërori “Katar 2022”, Reja publikon listën me futbollistët e grumbulluar për tre ndeshje. Rikthehet Çepele e Roshi

Botërori “Katar 2022”, Reja publikon listën me

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka publikuar listën me emrat e futbollistëve të grumbulluar për tre ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Bëhet fjalë për ndeshjet ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos që do të zhvillohen në muajin shtator.

Lista është e përbërë nga 27 lojtarë. Bie në sy si risi se janë debutuesi Ernest Muçi, i cili vjen nga Kombëtarja U-21, teksa ndryshe nga miqësoret e qershorit rikthehen në listë të rinjtë Ramen Çepele, Mario Mitaj, Enis Çokaj dhe Armando Broja.

Tre portierët janë Etrit Berisha, Thomas Strakosha e Gentian Selmani. Në mbrojtje Elseid Hysaj, Albi Doka, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Ramen Çepele, Lorenc Trashi, Mario Mitaj, Erjon Hoxhallari. Në mesfushë Amir Abrashi, Klaus Gjasula, Enis Çokaj, Ylber Ramadani, Keidi Bare, Qazim Laçi, Odise Roshi dhe Endri Çekiçi. Në sulm Ernest Muçi, Bekim Balaj, Armando Broja, Sokol Cikalleshi, Rey Manaj dhe Myrto Uzuni.

Botërori “Katar 2022”, Reja publikon listën me

 

Të fundit