Flash News

E-TJERA

Botohet në Fletoren Zyrtare shkarkimi i ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit

Botohet në Fletoren Zyrtare shkarkimi i ish-kryebashkiakut të

Është botuar në Fletoren Zyrtare shkarkimi i Safet Gjicit si kryetar i Bashkisë së Kukësit.

Vendimi mban datën 16 qershor, ndërsa ai është marrë me arsyetimin “për shkak të shkeljeve të rënda”.

VENDIM Nr. 367, datë 16.6.2023 PËR SHKARKIMIN  NGA DETYRA TE KRYETARIT  TË BASHKISË KUKËS, Z. SAFET GJICI

Në  mbështetje  te  neneve  100  e  115,  pika  1,  të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 62, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Kukës, z. Safet Gjici.  Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”.

Pas publikimit të një videoje nga zyra e tij, ku ai shfaqet në momente intime, Gjici dha dorëheqjen, më pas erdhi shkarkimi i tij, ndërsa të shtunën, me urdhër të SPAK, ish-kreu i Bashkisë së Kukësit u vu në pranga.

Gjykata e Posaçme miratoi kërkesën e prokurorisë për akuzën e “korrupsionit pasiv”.

Të fundit