Flash News

E-TJERA

Braçe kundër bordit të Monitorimit të Karburantit, Spaho: E qau në Komision dhe këtu

Braçe kundër bordit të Monitorimit të Karburantit, Spaho:

Deputeti socialist Erion Braçe nuk i kurseu kritikat ndaj bordit të Monitorimit të Karburantit, lidhur me përcaktimin e çmimeve të naftës, benzinës dhe të gazit.

Nga foltorja e Kuvendit, Braçe tha se nuk ka transparencë të plotë për çmimet dhe për mënyrën dhe nga kush blihet dhe sillet nafta benzina dhe gazi në portet tona.

"Unë prej javësh kërkoj transparencë për mënyrën dhe nga kush blihet dhe sillet nafta benzina dhe gazi në portet tona. Nafta blihet në bursë, dhe jo sot për nesër, një muaj minimumi dhe disa muaj në avancë. Për muajin maj këtu shitjet janë të mbyllura, deri në mars të vitit 2023. Ka që nga tetori i vitit të kaluar që bursa del për mirë. por Bordi nuk është marrë me këtë segment të transkasionit.

E njeh kush kontratën se si vjen nafta në depozitat e tregtarëve tanë. Ka një diferencë shumë të madh enë shpenzimet që njohim. Kjo nuk është zgjidhja, zgjidhja është te rikthimi i konkurrencës. Ajo që duhet të ekzistojë duhet të jetë konkurrenca dhe liria në treg në mënyrë që njerëzit të shkojnë të blejnë atje ku është mirë lirë dhe jo atje ku zhvaten më shumë'- tha Braçe.

Nga ana tjetër, ky problem u prek edhe nga deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho.

Duke folur në Kuvend, ai tha se ky është në konflikt të hapur interesi, teksa mbështeti fjalën e kolegut socialist.

'Bordi është konflikt i hapur interesi, vjen biznesi dhe vendos çmimet në mungesë të transparencës. Kolegu i nderuar e qau këtë, edhe në Komision edhe këtu, për shmangien e transparencës dhe fëlliqësitë që bëhen për të caktuar çmimin.

Bëni një krahasim si janë çmimet më parë. S'ka si të ndodhe kur kryeministri del dhe thotë çmimet do të rriten, e dëgjoi biznesi dhe 290 e çoi. Ka zgjidhje kjo situatë, por duhet të ulesh taksat të japësh kompensim për qytetarë ose të rritësh pagat dhe pensionet. Një qeveri e përgjegjshme zgjedh këtë rrugë. Çmimet janë më të larta se në periudhën para krizës.'- tha Spaho. 

 

 

 

Të fundit