Flash News

E-TJERA

Braho para KLP: Hetime të reja për politikanët, miliona € të sekuestruara

Braho para KLP: Hetime të reja për politikanët, miliona €

Kreu i SPAK, Klodian Braho, po raporton sot për punën e bërë nga ky institucion për vitin 2025.

Ai deklaroi se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka proceduar rreth 30 zyrtarë të lartë për çështje që lidhen me korrupsionin, ndërsa kanë procedime edhe procedime të reja.

Sipas tij, korrupsioni në nivel të lartë mbetet ende qetësues. Mes të tjerash ai shtoi se zyrtarëve të lartë i janë sekuestruar edhe miliona euro pasuri.

“Korrupsioni mbetet shqetësues dhe përfshin zyrtarë në disa fusha. Nga 186 në 220 çështje për korrupsion. Nga 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, gjysma janë dërguar në gjykatë dhe 10 janë dënuar me vendim të formës së prerë. Sa i përket hetimit financiar, punojnë 12 hetues dhe priten edhe 4 të tjerë.

Është në fazën e Vettingut. Ka pasur më shumë efektivitet në këtë sektor. Janë hetuar persona dhe janë zbuluar skema komplekse të pastrimit të parave. Kemi nisur të ndjekjen e parave paralelisht me ndjekjen penale dhe kemi bllokuar mbi 24 milionë euro, përfshirë 12.4 milionë euro kriptovaluta. Bashkëpunimi kombëtar, SPAK po bashkëpunon me të gjithë partnerët ndërkombëtarë. 18% çështje të reja për korrupsion. 6 procedime te reja për zyrtare të lartë”, tha ai.

Të fundit