Flash News

E-TJERA

Braho zhvillon mbledhjen e parë si kreu i SPAK, porositë që iu la prokurorëve të posaçëm

Braho zhvillon mbledhjen e parë si kreu i SPAK, porositë që iu la

Kreu i ri i SPAK, Klodian Braho ka zhvilluar mbledhjen e parë si drejtues i Prokurorisë së Posaçme, me trupën e prokurorëve.

Braho kërkoi nga prokurorët që të angazhohen për të dhënë mendime për kodin e ri Penal, kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe mbi marrëdhëniet që SPAK ka me Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese dhe institucionet e tjera ligjzbatuese.

Kreu i ri i SPAK ka dhënë edhe mesazhe në lidhje me mbarëvajtjen e proceseve hetimore në respektim të afateve. Të pranishëm kanë qenë të gjithë prokurorët, ndërsa mbledhja zgjati rreth 20 minuta.

Të fundit