Flash News

E-TJERA

Braho merr zyrtarisht detyrën: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale

Braho merr zyrtarisht detyrën: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve

Klodian Braho ka marr sot zyrtarisht detyrën, si drejtuesi i ri i SPAK, Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, duke zëvendësuar kështu Altin Dumanin, pasi ky i fundit mbaroi mandatin.

Gjatë fjalës që mbajti,  Braho tha se misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale ndërsa theksoi se fokusi i tij është në bashkëpunimin e brendshëm dhe në zbatimin e Kushtetutës. 

“Marrja e detyrës është një angazhim për të respektuar Kushtetutën, për të mbojtur pavarësinë e SPAK dhe pë të forcuar besimin e qytetarëve. Falë mbështetjes së ndërkombëtarëve, SPAK po përforcohet. Falënderoj paraardhësin në detyrë zotin Kraja për vendosjen e gurëve të parë në institucion për të marrë formën që ka sot si dhe Dumain për guximin dhe integritetin duke përforcuar figurën e SPAK.

Fokusi im do të mbetet forcimin i funksionimit të brendshëm. Instucioni do të vazhdojë të komunikojë në mënyrë të qartë me median dhe pubikun brenda kornizave ligjore.

Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale. Unë besoj se jemi një skuadër dhe duhet të punojmë krah për krah me përkushtim për zotimin tonë për respektimin  Kushtetutës”, tha Braho.

Të fundit