Flash News

E-TJERA

Braimllari akuza Veliajt: Buxhet elektoral, 80 mln euro për pagat e administratës që janë së militantë

Braimllari akuza Veliajt: Buxhet elektoral, 80 mln euro për pagat e

Nënkryetari i PL-së, Endrit Braimllari ka denoncuar shpërdorimin dhe keqmenaxhimin e fondeve publike nga Bashkia e Tiranës. Në një deklaratë për medoat, ai akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj në lavatriçe të pastrimit të parave por dhe në një strukturë gjobvënie ku grabiten qytetarët.

Sipas numrit dy të PL-së, Veliaj nuk ka përmbushur asnjë nga angazhimet e tij që lidhen me shërbimet ndaj qytetarëve. Braimallari shtoi më tej se 1/3 e buxhetit të bashkisë ose 80 milionë euro shkon vetëm për pagat e administratës së fryrë të bashkisë, që sipas tij, është kthyer në një zyre pune për militantët partiak dhe patronazhistët për t’i përdorur në fushatën e radhës.

“Jemi në këtë komunikim me mediat për të denoncuar për të disatën herë shpërdorimin dhe keqmenaxhimin e fondeve publike nga Bashkia e Tiranës. Erion Veliaj e ka kthyer Bashkinë e Tiranës jo vetëm në lavatriçe të pastrimit të parave por dhe në një strukturë gjobvënie ku grabiten qytetarët.

Bashkia Tiranës, pas 8 vitesh administrim nga Erion Veliaj ende nuk siguron ujin e pijshëm për banorët e kryeqytetit megjithë rritjen stratosferike të ccmimit të ujit dhe premtimin që për 4 vite Tirana do të kishte 24 orë ujë.

Po ashtu problematika me trafikun dhe infrastrukturën në Tiranë vijon të mbetet problem shqetësues. Përtej disa investimeve, që Erion Veliaj i përdor për fasadë, shumica e lagjeve dhe rrugicave në qendër por sidomos në periferi të Tiranës janë në mëshirë të fatit.

Tirana falë Erion Velisë është bërë mbytëse nga kullat pa kriter dhe betonizimi, i cili ishte zotimi i Erion Veliajt në 2015 që nuk do të lejonte ndërtime të reja shumëkatëshe në Tiranë.  

Bashkia e Erion Veliajt ka hartuar për 2023 një megabuxhet me plot 250 milionë euro fonde. 1/3 e tij ose 80 milionë euro shkon vetëm për pagat e administratës së fryrë të bashkisë, e cila është kthyer në një zyre pune për militantët partiak dhe patronazhistët për t’i përdorur në fushatën e radhës”, tha ndër të tjerat Braimllari.

Të fundit