Flash News

E-TJERA

Braktisi foshnjën në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ndalohet nëna nga Pogradeci

Braktisi foshnjën në bodrumin e një pallati në Yzberisht,

Identifikohet dhe ndalohet nga policia gruaja e cila akuzohet se braktisi foshnjen e saj të porsalindur  sot në bodrumin e një pallati në Yzberisht.

Policia e Tiranës bën me dije se bëhet fjalë për një 30-vjeçare nga Pogradeci e cila është ndaluar dhe po merret në pyetje.

"Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, e cila bën fjalë për gjetjen e një foshnje të porsalindur në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ju informojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e një 30-vjeçareje, si autore e dyshuar e kësaj ngjarje.

Pas identifikimit dhe shoqërimit, shërbimet e Policisë e kanë dërguar 30-vjeçaren për ndihmë mjekësore në spital, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

 Aktualisht, foshnja është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe është e intubuar. 

Mësohet se ka qenë një banor i pallatit, ai që fillimisht konstatoi të qarat e foshnjes e më pas lajmëroi uniformat blu.

 

 

Të fundit