Flash News

E-TJERA

Braktisi makinën për t’i shpëtuar policisë, arrestohet 22-vjeçari që qarkullonte me kanabis dhe një person të armatosur

Braktisi makinën për t’i shpëtuar policisë, arrestohet

Policia ka arritur të arrestojë 22-vjeçarin nga Shkodra, i cili qarkullonte me lëndë narkotike me vete dhe më pas braktisi për t’iu shmangur uniformave blu.

Policia bën me dije se më automjetin e 22-vjeçarit udhëtonte edhe një shtetas tjetër, i armatosur me pistoletë.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontigjenti”, të zhvilluar ditën e djeshme, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi B. C. dhe u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike kanabis, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, brenda 24-orëve, shtetasin e shpallur në kërkim: T. P., 22 vjeç, banues në Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

Të fundit