Flash News

E-TJERA

Brataj: 21 raste me variantin Delta janë konfirmuar nga 1 qershori  

Brataj: 21 raste me variantin Delta janë konfirmuar nga 1 qershori  

Nga 1 qershori deri më 21 korrik në vendin tonë janë konfirmuar 21 raste me variantin Delta.

Ky fakt u konfirmua nga kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në Report Tv, teksa theksoi se infektimet e personave me Delta kanë qënë të vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave.

Nga 1 qershori deri në 11 korrik 21 raste rezultuan me virusin Delta nga ato që janë dërguar jashtë për konfirmim. 2 persona janë vaksinuar me kinezen, 2 me coronavac në Shqipëri dhe një me 1 dozë të Pfizer, i ka dhënë shenjat në ditët e para.

Po të shohësh llojet e vaksinave të gjitha kanë pasur infektime, pra infektime të personave të vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave. 11 raste në vatra familjare, Kavajë 2 raste, Tirana 2 raste, Kavajë 2 raste... 32% i rasteve janë qarkullimi brendshëm dhe si dihet zanafilla, pjesa tjetër qarkullim i jashtëm”, tha Brataj.

Ndërkaq Brataj nënvizoi dhe simptomat kryesore të variantit Delta.

Si shenja më tipike është dhimbja e fytit, rrufa.. ngatërrohet me viruset e stinës e gripin. Dhe shumë njerëz mendojnë se e kanë nga kondicioneri. Dhe ja hedhin fajin kondicionerit. Nuk janë vënë humbja e shijes dhe nuhajtes, nuk është e përjashtuar por deri më tani nuk janë vënë re.

Pothuajse edhe zgjatja e sëmundjes si ditë kalon me forma më të lehta dhe për këtë njerëzit e kanë cilësuar si rrufë të momentit. Me COVID janë rreth 9 pacientë në mos gaboj, pjesa më e madhe e tyre janë të pavaksinuar”, tha ai.

Të fundit