Flash News

E-TJERA

Brataj flet për transmetimin e virusit nëpërmjet veshjeve: Maskat me filtra speciale janë më efikase

Brataj flet për transmetimin e virusit nëpërmjet veshjeve: Maskat

Teksa ndodhemi në stinën e vjeshtës, ku virozat janë të pranishme për shkak të ndryshimit të temperaturave, drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur për përhapjen e virusit COVID-19.

Në një intervistë për "Opinion", ai shprehet se përdorimi i maskave ul shpërndarjen e infeksionit, ndonëse nuk mjaftojnë për tu mbrojtur 100%.

Më tej mjeku ka folur edhe për përhapjen e virusit nëpërmjet veshjeve, gjë të cilën e mohon se mund të ndodhë.

Gjithashtu, Brataj deklaroi se ka rritje të lehtë të personave të shtruar, që janë infektuar me Covid-19.

“E kemi thënë se maska është ndër të vetmet masa mbrojtëse që ka efikasitet. Maska ul shpërndarjen e infeksionit. Maska nuk e mbron 100 për qind kuptohet, por është ndër më të mirat. Maska, por edhe distanca sociale dhe higjiena personale. Në restorante dhe bare është vënë kufizimi se tavolinat duhet të jenë gati 2 metra larg.

Edhe për ambjentet e brendshme, nëse aty zë 100 veta, unë fus 20 njerëz, duke respektuar distancën sociale dhe higjienën. Bizneset janë të detyruar që të përdorin protokollet. Maska kontrollon situatën shëndetësore, që numrat mos tejkalojnë shumë. Ambjentet e mbyllura të ajrosen çdo 15 minuta.

Kemi tre tipa maske, që varet sa për qind mbrojnë. Maska ka lindur si rezultat për mbrojtje ndaj mikrobeve. Kolla dhe e tështira e spërkalat janë më të rrezikshme në përhapje. Maska na mbron mbi 50 përqind. Maska duhet përdorur brenda dhe jashtë ambjenteve shëndetësore. Maskat me filtra speciale janë më efikase.

Kushtet e vjeshtës dhe të dimrit janë dis-favorizuese për ne. Takimi me pjesën e grushtit është më pak transmetuese, është mënyrë që ka mundësi më pak që virusi të mund të merret. Virusi nuk transmetohet përmes veshjeve.

Ka rritje të lehtë të personave të shtruar si të infektuar me Covid-19. ka një propagandë se nuk duhet të shtrohemi në spital. Duhet nëse kemi simptoma të shumta të koronavirusit, pasi përndryshe shkojmë në spital në gjendje të keqe. Edhe personat nga klasa e gjashtë e lart duhet ta përdorin maskën. Fëmijët preken, por nuk transmetojnë virus”, tha Brataj.

Të fundit