Flash News

E-TJERA

Brataj tregon tre fazat e Omicron: Pëhapet më lehtë, kur arrin pacienti pikën kritike

Brataj tregon tre fazat e Omicron: Pëhapet më lehtë, kur arrin

 

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka treguar tre fazat e variantit të ri Omicron, të cilat i ka kategorizuar në faza të lehta, të mesme dhe më të rënda.

I ftuar në studion e ABC News, Brataj u shpreh se faza e parë nis kur një person është i infektuar, por nuk ka shfaqur shenja. Faza e dytë janë tre-katër ditët e para në momentin kur nis edhe shfaqja e shenjave të para.

Faza e tretë përkon me një formë më të rëndë të infeksionit kur zgjat më shumë se një javë. Në këtë fazë, këshillohet që të kryhen edhe kontrolle mjekësore.

“Nëse shkon më shumë se një javë mund të kalohet në një formë të mesme të rëndë. Aty këshillohet të bëjë më shumë kontrolle i sëmuri. Nëse ka vështirësi në frymëmarrje duhet të bësh analizat për të parë sa % e mushkërisë është prekur. Nëse vazhdon nuk duhet të qëndrohet në shtëpi. Në javën e dytë me mjekimet që pacientët marrin në banesë, ka ndryshime laboratorike shumë të rëndësishme”, deklaroi ai.

Brataj shtoi ndër të tjera se ndryshe nga varianti Delta dhe format e tjerë të shfaqura të Covid-19, Omicron përhapet më lehtë, edhe nëse një person është i infektuar në familje e katë pamundur të shmanget infektimi nga të tjerët.

Brataj tregon hapat që duhet të ndjekin jo vetëm të infektuarit, por edhe të tjerë në mënyrë që të mos infektohen.

“Hapi i parë është izolimi sepse përndryshe mund t’i kapë të gjithë në familje. Edhe nëse ne kemi një sëmundje dhe fëmijën e ke të vogël, do mundohesh ta mbrosh fëmijën. Duhet të na mbushet mendja se duhet të ruhemi nga çdo shenjë. Jemi në pjesën ngjitëse të valës së katërt. Çdo humbje jete është humbje për këdo si për familjen dhe shëndetësinë. Tirana është qyteti me më shumë raste në vend. Por sot nuk e ndan më me zona si vitin e kaluar. 2800 të infektuar në 24 orë nuk e kishim pasur asnjëherë gjatë pandemisë”, shtoi Brataj.

Të fundit