Flash News

E-TJERA

Brataj: Varianteve të reja të Covid-19 po iu vjen fundi

Brataj: Varianteve të reja të Covid-19 po iu vjen fundi

Kreu i Urgjencës Kombëtare dhe njëherazi anëtar i Komitetit të Ekspertëve, Skënder Brataj, është shprehur se në periudhën e dimrit, ku përveç pranisë së Covid-19 kemi edhe virozat e stinës, është e rëndësishme mbajtja e maskës.

Në një intervistë për Klan News, Brataj tha se luhatjet e temperaturës mund të shkaktojnë përhapjen e virusit nga njëri person te tjetri, përmes kollës.

“Periudha e ftohtë veç Covid ka edhe sëmundjet e stinës, sidomos ftohja, ndryshimet e temperaturës, bëhet inflamacioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe të ndenjurit brenda me këto temperatura, për një kohë të gjatë, rrit shumë kollën që është një nga mënyrat më efikase të shpërndarjes së virusit. Maska është vendimtare”, theksoi kreu i Urgjencës Kombëtare.

Teksa theksin e vendosi mbi vaksinimin,kreu i Urgjencës Kombëtare tha se edhe pandemia po shkon drejt fundit, pasi mutacionit nuk mund të jenë të papërfundueshme.

“Vaksinimi është treguar që është arma më e mirë që kemi në dorë në këtë moment. Sa më të vaksinuar të jemi, aq më pak mundësi ka virusi të bëjë mutacione të reja. Të gjithë këta janë faktorë që çojnë në ngadalësimin dhe shkuarjen drejt fundit të pandemisë. Në një periudhë pas gati dy vitesh, po shkon drejt fundit sepse mutacionet e virusit nuk janë pafundësisht të papërfunduara”, tha Brataj.

Të fundit