Flash News

E-TJERA

Braziliani Silvinjo konfirmohet në krye të Kombëtares Shqiptare të Futbollit

Braziliani Silvinjo konfirmohet në krye të Kombëtares Shqiptare

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar brazilianin Sylvio Mendes Campos Júnior si trajnerin e ri të Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

“Marrëveshja mes FSHF dhe stafit të ri drejtuar nga Silvinjo parashikon një kohëzgjatje 18-mujore deri në përfundim të Euro 2024 dhe aspekti financiar do të bazohet në rezultatet dhe arritjen e objektivave. Marrëveshja ka në thelb të saj arritjen e objektivit të vetëm që ka Shqipëria në këto eliminatore, kualifikimi për në finalet e Euro 2024. Në rast të arritjes së objektivit është rënë dakord që trajneri dhe stafi i tij të përfitojnë bonuse të konsiderueshme”, bën me dije FSHF.

Kush është Sylvio Mendes Campos Júnior

Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur ndryshe si Silvinjo, i cili zëvendësoi italianin Edi Reja, ka përzgjedhur si ndihmës të tij argjentinasin Pablo Javier Zabaleta Girod dhe brazilianin Dorival Guidoni Junior.

48-vjeçari e ka nisur karrierën e tij si futbollist me Korinthiasin në 1994 dhe pas pesë vitesh u transferua tek Arsenali, ku qëndroi deri në 2001-shin. Më pas luajti te Selta Vigo për tri sezone dhe pastaj erdhi kalimi te Barcelona, ku veshi fanellën katalanase nga vitit 2004 deri në 2009.

Që nga 2016-ta deri në 2019-ën ka qenë asistent i Tites në Kombëtaren e Brazilit.

Po ashtu,  si trajner i parë, ai ka drejtuar disa muaj Lionin dhe një sezon Korinthiasin, në 2021-2022.


 

Të fundit