Flash News

E-TJERA

Breçani: Berisha dhe Ilir Meta ndërhynë që Gert Shehu të mos goditej më tej nga turma

Breçani: Berisha dhe Ilir Meta ndërhynë që Gert Shehu

Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani ka rrëfyer detaje se si kishte mundur të shpëtonte nga turma Gert Shehun agresorin e Sali Berishës pak momente pas sulmit.

I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, ish zyrtari i policisë tha se vetë Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë ndërhyrë që Gert Shehu të mos goditet më tej nga turma.

“Sali Berisha, pasi e kemi nxjerrë në trotuar nga turma, ka ardhur bodigardi i tij dhe ka thënë që doktori ka porositur që duhet ta dorëzojmë në polici dhe të mos preket më me dorë. Kam qenë duke ecur dhe duke biseduar me të në trotuar. U jam mirënjohës që mu bindën”, tha Breçani.

 

Të fundit