Flash News

E-TJERA

Bregdeti në shënjestër të "skifterave", 41-vjeçares i vjedhin kuletën në mes të shëtitores së Himarës

Bregdeti në shënjestër të "skifterave",

Policia e Himarës ka arrestuar një 41-vjeçar,  pasi i vodhi kuletën me para dhe bizhuteritë e floririt një qytetareje në mes të shëtitores në Himarë.

Më herët gjatë ditës, një hajdut u kap duke vjedhur para nga disa banesa në Sarandë.

Njoftimi i policisë:

Prani e shtuar e shërbimeve në terren, për të parandaluar, për të konstatuar menjëherë dhe për të goditur paligjshmëritë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pocket”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

I vodhi një shtetaseje, në shëtitoren e qytetit të Himarës, kuletën me para dhe bizhuteritë e floririt, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari me precedent të mëparshëm për vepra të ndryshme penale.

Policia sekuestron shumën e parave dhe bizhuteritë e vjedhura.

I arrestuari, autor i dyshuar i një vjedhjeje tjetër të kryer më 23 qershor, në një banesë në Himarë.

Si rezultat i patrullimit të pandërprerë në terren, veprimeve të shpejta hetimore dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale gjatë sezonit turistik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pocket”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. M., 41 vjeç, banues në Fier.

41-vjeçari, me precedent të mëparshëm për dhunë në familje dhe kalim të paligjshëm të kufirit, u kap menjëherë pasi i kishte vjedhur një shtetaseje, në shëtitoren e qytetit të Himarës, kuletën me para dhe bizhuteritë e floririt, me vlerë totale rreth 60 000 lekë.

Të fundit