Flash News

E-TJERA

Bregu dënon incidentin me Berishën: Shqipëria ka nevojë për protesta

Bregu dënon incidentin me Berishën: Shqipëria ka nevojë

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, dënoi incidentin e ndodhur dje në protestën e thirrur nga PD.

Bregu tha nga Samiti BE-BP për Euronews Albania, se në protesta ndodhin incidente dhe se Shqipëria ka nevojë për grumbullime.

“Më vjen shumë keq, sigurisht që nuk më vjen mirë. Në fund të fundit këto janë vendet tona, mund të të ndodhin incidente, mund të ndodhin në protesta dhe grumbullime. Por, dua të them që ka nevojë për domosdoshmëri edhe për protesta”, u shpreh ajo.

Gerti Shehu, agresori i infiltruar mes turmës së protestuesve, goditi kryedmeokratin Sali Berisha. Kreu i PD-së mori disa dëmtime të lehta në fytyrë, ndërsa agresori u shoqërua në Spitalin e Traumës ku iu komunikua sot urdhëri i arrestit.

Të fundit