Flash News

E-TJERA

Bregu dhe Dvorani kandidatët e PS për President? Klosi nuk i përjashton: I njohim kurrikulat e tyre

Bregu dhe Dvorani kandidatët e PS për President? Klosi nuk i

Dy nga emrat më të oërfolur is kandidatë të maxhorancës janë Ardian Dvorani dhe Majlinda Bregu.

I ftyuar në studion e “Open” në News 24, sekretari Organizativ PS, Bledi Klosi, nuk e përjashtoi mundësinë që të dy të jenë alternativë e PS, me argumentin se të dy i përmbushin kriteret.

“Kemi propozuar një listë të gjatë kandidatësh. I ofruam opozitës shansin të propozonte kandidatë. Po prisnin kandidatët e tyre. Do prisnim që Shqipëria të kishte një President që në startin e tij dakordësinë e plotë. Ai që të ulet në atë zyrë të jetë përfaqësuesi i qytetarëve shqiptarë. Ne kemi folur gjithmonë për parime. Kemi listë me emra që nesër do të diskutojmë, do të debatojmë. Duhet pasur garanci. Dy emrat që përmendët, i plotësojnë këto kritere. Jo vetëm ne deputetët që do të votojnë, por të gjithë njohin kurrikulën e Majlinda Bregut dhe jetën profesionale të Dvoranit, që u shfaq një kampion i anti-korrupsionit”, u shpreh Klosi.

 

Të fundit