Flash News

E-TJERA

Bregu flet për partinë e re të Topallit: I bën mirë demokracisë së vendit, qytetarët kanë më shumë alternativa

Bregu flet për partinë e re të Topallit: I bën mirë

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka folur për situatën politike në vend para zgjedhjeve të 25 prillit. Ajo e ka cilësuar problematike.

"Problematike, njëlloj siç i duket çdokujt tjetër. Një situatë problematike, dhe akoma më e rënduar sa i përket dhe virusit", tha Bregu për “Kjo Javë”.

Për sa i përket partisë së re të krijuar nga ish-kryeparlamentarja Topalli, ajo u shpreh se kjo i bën mirë demokracisë, pasi do të jetë një alternativë më shumë për shqiptarët.

"Vazhdoj të besoj që nuk ka keq, përveç se ka mirë, demokracia e një vendi, nëse qytetarët do të kenë më shumë alternativa. Na intereson që Shqipëria të ketë zgjedhje të mira, se do jenë test për integrimin", u shpreh Bregu.

Të fundit