E-TJERA

"Brenda mandatit të parë duhet ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE", Mediu: Rama shkatërroi çdo gjë

"Brenda mandatit të parë duhet ta bëjmë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë fjalës së tij në një takim me aktivin e Tiranës, shprehu aspiratën se brenda mandatit të parë të qeverisjes së koalicionit të djathtë, Shqipëria duhet të bëhet pjesë e BE.

"Brenda mandatit të parë të qeverisë ne duhet të bëjmë Shqipërinë vend anëtar të BE-së dhe mbi të gjitha në vend të urrejtjes, përbuzjes e përçarjes, të ndërtojmë dashurinë, respektin dhe besimin e shqiptarëve drejt qëllimeve të mëdha që kemi nisur", tha Mediu.

Ky i fundit deklaroi se kur kryeministri Edi Rama erdhi në pushtet, Shqipëria ishte vend anëtar i NATO-s.

“Falë lidershipit të Sali Berisha dhe angazhimit të të gjithë qeverisë për të luftuar krimin dhe falë reformave ekonomike dhe institucionale. Po ashtu, kishin arritur liberalizimin e vizave me BE. Ndërsa Rama mohoi dhe shkatërroi çdo gjë, duke bërë që Europa të jetë një ëndërr e largët dhe pushteti i shqiptarëve, u mor peng nga krimi dhe korrupsioni", tha ndër të tjera Mediu.

Ditari politik

Të fundit