Flash News

E-TJERA

Breshëri plumbash ndaj biznesmenit në Sarandë, plagoset dhe një kalimtar

Breshëri plumbash ndaj biznesmenit në Sarandë, plagoset dhe

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi, 35 vjeç, banues në Sarandë duke e lënë të plagosur këtë të fundit. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur dhe një kalimtar i rastit, një turist shqiptaro-amerikan, shtetasi me inicialet M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar.

Mësohet se ndaj Spiro Iljadhit, shënjestër e këtij atentatit, autorët kanë qëlluar me gati 20 plumba dhe si pasojë biznesmeni ka marrë plagë në barkë, ndërsa kalimtari në fundshpinë.

Fillimisht të dy të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin e Sarandës, ndërsa më pas biznesmeni u transportua me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar.

Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e këtij atentati. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve. Po ashtu policia po këqyr dhe kamerat e sigurisë.

Të fundit