Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Brezi ‘call center’ dhe përçarje në shoqëri”, gazetarja austriake shkruan libër për Shqipërinë

Gazetarja austriake, Franziska Tschinderle ka shkruar një libër për Shqipërinë. Libri me titull “Nëpër Shqipëri”, u mor si bazë në një diskutim online për Shqipërinë me deputetë të Parlamentit Europian.
“Në asnjë vend të Europës nuk shkëlqen dielli më shpesh dhe më gjatë se në Shqipëri. E megjithatë në këtë libër nuk do të gjeni Shqipërinë e guidave turisitke e të broshurave promocionale, por do të njiheni me një vend, që është ndër më të varfrit në Europë dhe që ende e ka të vështirë të zbardhë të kaluarën e errët të tij.“ Shkruan Franziska Tschinderle në hyrje të librit të saj “Unterwegs in Albanien” (Nëpër Shqipëri”).
Pikërisht për të diskutuar me publikun mbi Shqipërinë ecurinë e saj në këto 30 vjet dhe problemet, eurodeputetët eudeputetët, Viola von Cramon-Taubadel dhe Andreas Schieder dhe autorja kishin ftuar për një diskutim on-line dhe lexim të pjesëve nga libri.
Diskutimi i zhvilluar më 27 janar, ditën e përkujtimit të viktimave të nacionalsocializmit në hyrje iu kushtua pikërisht kësaj teme, duke u ndalur tek shpëtimi i 26 hebrenjve në Shqipëri. Historia dhe rishikimi i saj është një çështje që e ndan shoqërinë shqiptare edhe sot, 30 vjet pas ndryshimeve politike, "të cilat erdhën me vonesë në Shqipëri”, thotë autorja Tschinderle.
Shkollat, imazhi historik, monumentet publike, mënyra si trajtohet Lufta e Dytë Botërore janë tema që kanë krijuar përçarje të shoqërisë shqiptare. "Është e vështirë të kuptohen 30 vitet e fundit të Shqipërisë, nëse nuk hedh sytë në shekullin e 20-të”, thotë ajo.
Tschinderle, që ka zhvilluar 100 intervista në Shqipëri e fillon librin me figurën e Enver Hoxhës, dhe se si ka ndryshuar ajo 30 vitet e fundit. Ajo lexon pjesë nga libri, një reportazh shkruar nga Blloku. Austriaku socialdemokrat, Andreas Schieder, flet për orientimin amerikan të gjithë vendeve të Ballkanit dhe për Shqipërinë, "ku kjo gjë është në katror”, në krahasim me vendet e tjera.
Mungon rishikimi i historisë
Franziska Tschinderle, që mendon se socialistët në Shqipëri bëjnë politikë të majtë, e pyet eurodeputetin Schieder, çfarë do t'i këshillonte kryeministrit Edi Rama, nëse do t'i duhej të jepte ndonjë këshillë. Schieder, i shmanget pyetjes, duke thënë se "Rama është politikan jo konvencional”. Në Shqipëri, brezi i ri nuk i largohet gjurmëve të familjes, nuk distancohet nga prindërit dhe kjo bën që dualizmi në shoqëri të vazhdojë.
Edhe politikania e partisë ekologjisë gjermane, Viola von Cramon flet për polarizimin e shoqërisë shqiptare dhe dualizmin e saj. "BE mund të luajë një rol për këtë çështje në Shqipëri,” thotë ajo.
Lidhur me pyetjen a ka ardhur koha për t'u marrë me rishikimin e historisë, Franziska Tschinderle, e cila ka studiuar histori thotë se "gjithnjë ekziston koha për t'u marrë me rishikimin e historisë”. Duke folur për muzeumet shqiptare, edhe ato që trajtojnë temën e komunizmit, ajo thotë se ato i shërbejnë më shumë "turizmit të errët”, njerëzve që shkojnë të shohin bunkerët. "Ky nuk është rishikim i historisë”, thotë ajo. Në Shqipëri mungojnë vendet e kujtesës, ku njerëzit shkojnë të reflektojnë, mendon autorja e librit, "Nëpër Shqipëri”.
Edhe eurodeputeti Schieder thotë, se Shqipëria nuk është shembulli i mirë për rishikimin e historisë. "Në Ballkan nuk është bërë zbardhja e historisë, thotë ai, dhe këtë e tregojnë shumë mirë shembujt e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ku vendet nuk kanë "narrativë të përbashkët”. Sipas tij, shembulli i Maqedonisë së Veriut dhe çështjet e pazgjidhura me Bullgarinë, vend anëtar i BE, e tregojnë më së miri që kjo është pengesë në rrugën drejt BE.
Shembuj të suksesshëm të rikthimit në atdhe
Franziska Tschinderle, kalon në temën tjetër, atë të largimit të shqiptarëve nga vendi duke lexuar pjesë nga libri. Leximi ka të bëjë me historinë e suksesshme të kthimit në atdhe të një migranti, që ka fituar famë duke u bërë kuzhinier. Historia e Bledar Kolës, histori që ngjan me filmat hollivudian të pjatalarësit që bëhet pronar restoranti, tregon për një të ri që pasi mëson profesionin e kuzhinierit jashtë vendit, kthehet në Shqipëri për "të zbuluar kuzhinën shqiptare”.
Viola von Cramon tregon histori të njerëzve që ajo njeh nga Shqipëria dhe Kosova, që duke pasur nënshtetësinë e një vendi tjetër, kthehen në atdhe për ta ndërtuar atje të ardhmen. Ajo citon njerëz që i kanë treguar se vendet e punës në Kosovë dhe Shqipëri jepen "nga familjet dhe partitë” dhe jo në bazë të aftësive.
Dikush nga publiku shkruan në chat mbi infermierët dhe mjekët që largohen nga Shqipëria për të punuar në Austri apo Gjermani. Kështu që diskutimi kalon tek kjo temë. Franziska Tschinderle thotë, se njerëzit me këto profesione kërkohen me qëllim, për të mbushur boshllëkun që ekziston në Gjermani dhe Austri. Rroga mesatare në këto profesione është 420 euro në Shqipëri, ndërkohë që gjetkë rrogat janë më të larta.
Brezi "call center”
Përveç rrogave të ulta, në Shqipëri ekzistojnë dhe kushte të këqija pune, thotë gazetarja austriake. Ajo tregon shembullin e një call center që punon për Vodafon Italia, një kompani që ka 26 milionë abonentë, me volum pune 6 milardë euro, që i paguan punonjësit shqiptarë me 2,60 euro orën. Pagesat në Shqipëri për punonjësit e call center janë dhjetë herë më të ulta se në vendet e BE. "Kjo tregon për moralin e dyfishtë të BE,” thotë Franziska Tschinderle.
Viola con Cramon flet për presionin që bëhet për uljen e pagave, dhe kërkon që BE të bëjë diçka që të mos lejojë që Shqipëria të kthehet në treg të punës me kosto të ulët. "Nuk duhet lejuar, thotë ajo, që punëmarrësit në Shqipëri të bëjnë konkurencë me punëmarrësit në Azi.” Ajo mendon se për të luftuar brain drain duhen krijuar perspektiva për njerëzit.
Eurodeputeti Schieder kërkon që programet e BE të përshtaten me problemet që ka vendi. Ai mendon se vendosja e kufijve për pagat minimale europiane do të ndihmohen për të luftuar brain drain. Ai thotë se të gjitha ish-vendet komuniste kanë probleme me kushtet e këqija të punës, "të cilat nuk i kanë përmirësuar”.
Ai përmend mungesën e sindikatave, mungesën e sigurimeve shoqërore, mungesën e spitaleve, që të gjitha luajnë rol në pranimin e vendit në BE. "Dimensionet sociale nuk mund të arrihen nga një vend i vetëm. Në arritjen e tyre duhet të luajë rol edhe BE,” thotë ai.
Eurodeputetja von Cramon kërkon që BE të vlerësojë më mirë, në cilat fusha financon projektet në Shqipëri duke patur parasysh rreziqet që shkaktohen nga projektet e hidrocentraleve në lumenjtë e virgjër të Shqipërisë. DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38