Flash News

Bota

Britania do paguajë emigrantët që të largohen, preken afro 700 familje shqiptare

Britania do paguajë emigrantët që të largohen, preken afro

Një plan i ri prej 33 faqesh i prezantuar nga Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar parashikon që familjet migrante me aplikime për azil të refuzuara, përfshirë afro 700 familje shqiptare, të përballen me deportim të detyruar nëse nuk pranojnë “stimujt financiarë” për t’u larguar vullnetarisht nga Britania.

Sipas propozimit, azilkërkuesve të refuzuar do t’u ofrohet një pagesë e kufizuar, aktualisht deri në 3,000 paund për person, në mënyrë që të kthehen në vendet e origjinës së tyre.

Nëse refuzojnë këtë ofertë, politika parashikon që të largohen me forcë, përfshirë edhe fëmijët e tyre, pavarësisht se disa prej këtyre familjeve kanë qenë në Mbretërinë e Bashkuar për periudha të gjata.

Ministrja e Brendshme Shabana Mahmood ka përshkruar këtë reformë si më të rëndësishmen në sistemin e azilit britanik që nga Lufta e Dytë Botërore, duke theksuar nevojën për një qasje më “të vendosur” ndaj largimit të atyre që nuk kanë fituar azil.

“Ne do të largojmë njerëz që nuk i kemi larguar më parë, përfshirë familjet që kanë një vend të sigurt ku mund të kthehen”, deklaron ministrja e Brendshme.

Reforma vjen në kohën kur qeveria britanike është përballur me kritika se nuk ka prioritizuar deportimin e familjeve.

Të fundit