Flash News

E-TJERA

Britania e Madhe pritet të shpallë sot marrëveshjen për deportimin e shpejtë të emigrantëve

Britania e Madhe pritet të shpallë sot marrëveshjen për
Foto Ilustruese

Britania e Madhe pritet të shpallë sot një marrëveshje për të parandaluar emigracionin e paligjshëm.

‘The Telegraph’ raporton se marrëveshja pritet të shpallet nga kryeministri Rishi Sunak, pasdisa javësh negociata me Shqipërinë. Sipas medias angleze, Sunak do të tregojë planet e Britanisë për të frenuar fluksin e gomoneve me shqiptarë që mbërrijnë në Britani përmes Kanalit.

Sunak pritet të propozojë që vënia e Shqipërisë në të njëjtin nivel me vendet “të sigurta” të BE-së do t’i hapte rrugën deportimeve të shpejta të emigrantëve nga vendi, që kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar .

Sunak zhvilloi disa ditë më parë një bisedë telefonike me kryeminisrin Edi Rama dhe një ndër temat e diskutimit ishte edhe emigracioni i paligjshëm.

Rama ka sinjalizuar më parë mbështetjen e tij për Mbretërinë e Bashkuar që “shtrëngonte sistemet e veta të imigracionit”, siç bëri Gjermania kur u përball me një fluks të shqiptarëve.

Ai ka këmbëngulur se Shqipëria është “e sigurt” si një anëtare e NATO-s që kërkon anëtarësimin në BE, por gjithashtu ka kërkuar garanci mbi rrugët e vizave të punës në Mbretërinë e Bashkuar për shqiptarët.

Ministrat britanik po përpiqen të shmangin kritikat nga avokatët e të drejtave të njeriut duke argumentuar se masat janë në përputhje me vendet e tjera evropiane, të cilat e trajtojnë Shqipërinë si një vend të sigurt dhe në këtë mënyrë përjashtojnë shqiptarët nga e drejta për të kërkuar azil.

Douning Street po shqyrton gjithashtu propozimet për kthimin e shqiptarëve që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne në shtetin ballkanik që aplikimet e tyre të përpunohen atje për të parandaluar që ata të shfrytëzojnë vonesat prej më shumë se një viti për të qëndruar në Britani.

Pak ditë më parë, disa zyrtarë të Home Office kërkuan të anulohej marrëveshja e nënshkruar mes Britanisë së Msdhe dhe Francës për të rritur numrin e ofeicerëve që monitorojnë brigjet e Kanalit. Sipas tyre marrëveshja është një dështim total për parandalimin e emigrantëve të paligjshëm.

Të fundit