Flash News

E-TJERA

Britania me "dorë të hekurt", kthen 26 shqiptarë me "charter" në Tiranë

Britania me "dorë të hekurt", kthen 26 shqiptarë me

Nëntë shqiptarë janë deportuar direkt nga qendra e përpunimit të Home Office të enjten, pasi shkuan në mënyrë ilegale në Britani, shkruan Daily Mail.

Ata ishin mes një grupi prej 26 shqiptarësh, që u kthyen me një fluturim çarter për në Tiranë. Një zëdhënës i Home Office tha: “Ne kemi kthyer 26 kriminelë të tjerë në një fluturim çarter në Shqipëri”.

Më tej shtoi: “Ne e vlerësojmë komunitetin tonë shqiptar në MB dhe mirëpresim ata që udhëtojnë këtu ligjërisht dhe kontribuojnë në shoqërinë britanike. Megjithatë, ne po shohim një numër të madh që bëjnë udhëtime të rrezikshme dhe të paligjshme, ndaj po punojmë krah për krah me qeverinë shqiptare për të ndërmarrë veprime të forta për t'i ndaluar ata."

Disa prej të kthyerve kanë qenë të dënuar në Britani, për hyrje të paligjshme ose për trafik droge. Muajin e kaluar u tha se 12,000 shqiptarë kishin shkuar ilegalisht në Britani përgjatë këtij viti.

 

Të fundit