Flash News

E-TJERA

Britania miraton ligjin për deportimin e emigrantëve të paligjshëm, në listë edhe Shqipëria

Britania miraton ligjin për deportimin e emigrantëve të

Britania e Madhe pritet të miratojë një “tavolinë kombesh” që do të përdoret për t’u bërë presion vendeve të bien dakord në një marrëveshje individuale për deportimin e emigrantëve të paligjshëm dhe azilkërkuesve të cilëve nuk iu është miratuar kërkesa.

Sipas The Times, me hyrjen ne fuqi të martën të Aktit të Kombësisë dhe Kufijve, Sekretarja e Brendshme Priti Patel mund të pezullojë aplikimet për viza për qytetarët e atyre vendeve që do të jenë në “tavolinën e kombeve”.

Për ata emigrantë që vijnë nga vendete e shtuara në listën e “tavolinës së kombeve”, do të ketë një tarifë shtesë prej 190 £ për aplikimet e tyre ose të rritet koha e përpunimit të vizave.

Tabela do të tregojë vende, si Shqipëria, Nigeria dhe Polonia, të cilat janë më të gatshme të pranojnë kriminelët dhe azilkërkuesit e dështuar, me shpresën se kjo do të inkurajojë vendet e tjera të ndjekin shembullin.

The Times tha se gjobat e vizave do të zbatohen për të gjitha aspektet e shërbimit të vizave, duke përfshirë vizat e studimit, të punës, të vizitorëve dhe të vizave.

Kjo vjen pasi qeveria në prill nënshkroi një marrëveshje ekonomike dhe migracioni prej 120 milionë funtesh për të dërguar azilkërkuesit e dështuar në Ruandë. Patel njoftoi marrëveshjen në një përpjekje për të penguar njerëzit që të kalojnë Kanalin në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla, por më shumë se 3,000 migrantë kaluan në qershor, totali më i lartë mujor i këtij viti.

Rreth 3,136 kaluan me 76 varka në periudhën 30-ditore, me udhëtime që u zhvilluan në 19 prej atyre ditëve, sipas analizës së shifrave qeveritare të agjencisë së lajmeve PA.

Britania miraton ligjin për deportimin e emigrantëve të

Të fundit