Flash News

E-TJERA

Britania ngre alarmin: Ballkani Perëndimor në qendër të rrugëve të reja të migracionit

Britania ngre alarmin: Ballkani Perëndimor në qendër të

Kriza e kufijve po trondit themelet e politikës evropiane dhe po gërryen besimin e qytetarëve tek udhëheqësit e tyre, paralajmëroi sekretarja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, teksa në Londër mblodhi ministrat e Brendshëm nga Ballkani Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

Në një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj partnerëve evropianë, Mahmood tha se dështimi për të sjellë rend në kufijtë po minon besueshmërinë e vetë shteteve kombëtare, shkruan The Guardian.

“Publiku me të drejtë pret që qeveria e tyre të kontrollojë se kush hyn dhe kush del nga vendi. Sot, në shumë vende, kjo nuk po ndodh. Dështimi për të vënë rend në kufij po gërryen besimin jo vetëm tek ne si politikanë, por edhe tek vetë shteti”, deklaroi ajo.

Samiti i Londrës synon marrëveshje të reja ndërkombëtare për goditjen e rrjeteve të kontrabandës së njerëzve dhe drogës, të cilat, sipas autoriteteve britanike, po shfrytëzojnë gjithnjë e më shumë rrugët e Ballkanit Perëndimor – ku Shqipëria është një hallkë kyçe.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme britanike, rreth 22 mijë persona janë kontrabanduar gjatë vitit 2024 nëpërmjet këtyre rrugëve që kalojnë nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Kosova, duke e kthyer rajonin në arterien kryesore të migracionit të paligjshëm drejt BE-së dhe Britanisë.

Mahmood paralajmëroi gjithashtu kundër forcave politike që kërkojnë izolim dhe mbyllje brenda kufijve kombëtarë, duke iu referuar Reform UK të Nigel Farage.

“Migracioni i paligjshëm është një kërcënim i përbashkët që kërkon përgjigje të bashkuar. Ata që duan të kthehen nga brenda, gabojnë. Vetëm duke u bashkuar, mund t’i bëjmë kufijtë tanë më të fortë,” shtoi ajo.

Të fundit