Flash News

E-TJERA

Britania ofronte 5 mijë paund shpërblim për ta kapur, shqiptari i kërkuar për vrasje arrestohet në Lushnje

Britania ofronte 5 mijë paund shpërblim për ta kapur, shqiptari i
Në foto/ Gledis Mehalla dhe vitkima Tomasz Waga

Një 20-vjeccar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Britania e Madhe për vrasje, është arrestuar në Lushnje. I arrestuari është Gledis Mehalla.

Mehalla është i përfshirë në vrasjen e shtetasit të huaj Tomasz Waga në Cardiff, janarin e kaluar. Për vrasjen e Waga-s u arrestuan dy persona, ndërsa tre të tjerë u shpallën në kërkim.

Gledis Mehalla, 19 vjeç, (asokohe), Elidon Elezi, 22 vjeç dhe Artan Pelluci, 29 vjeç u shpallën në kërkim. Policia britanike ofroi 5.000 paund shpërblim për këdo që jepte informacion për të dhënat ose vendndodhjen e të kërkuarve.

Polaku Tomasz Waga u gjet i vdekur nga qentë kërkues të policisë në rrugën “Westville”. Waga kishte udhëtuar nga Essex drejt Cardiff natën kur vdiq.

 

Të fundit