Flash News

E-TJERA

Broja mban “kurorën”, ja sa e kanë vlerën kuqezinjtë

Broja mban “kurorën”, ja sa e kanë vlerën

Vlera e kartonit të futbollistëve ka qenë gjithmonë një nga temat më interesante, kjo pasi vlera e tyre ndryshon shpesh në varësi edhe të performancës së lojtarëve në fushë apo rendimentit që ata kanë..

Nëse hedhim vështrimin te futbollistët e Kombëtares shqiptare sa i përket vlerës së kartonit që ata kanë, duke iu referuar faqes së mirënjohur “Transfermarkt”, do të shohim se kush e udhëheq këtë listë aktualisht, sa e kanë pasur vlerën e kartonit vitin e kaluar dhe në cilin vit kanë pasur pikun më të lartë që kanë kushtuar më shumë.

Vendin e parë e mban Armando Broja, edhe pse i dëmtuar, vlera e tij është 30 mln euro. Pas tij renditet Gjimshiti me 13, i cili ka pësuar një rënie nga 20 mln që ka kushtuar.

I treti është Kristjan Asllani që ka qëndruar në të njëjtën vlerë dhe Kumbulla që ka pësuar një rënie prej 5 milionë eurosh nga vjet dhe 18 mln nga 2020-ta që ishte edhe piku i tij.

Pas tij janë Nedim Bajrami dhe Myrto Uzuni me 8 mln. Rritje ka pësuar Uzuni, Mehmeti e Balliu. Ndërkohë, lojtari me vlerën më të ulur është Arbnor Muçolli me 250 mijë euro.

Broja mban “kurorën”, ja sa e kanë vlerën

Të fundit