Flash News

E-TJERA

Bujqësia në pikë të hallit, ministrja “agjendën” e zënë: Do e rishikojmë, por jo sot

Bujqësia në pikë të hallit, ministrja

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u prezantua projektbuxheti i vitit 2024 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Bujqësia është nga ministritë që do të marrë më pak fonde në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, por në lidhje me këtë do të ketë një rishikim në mes vit, sipas ministres.

Mesa duket ministrja e ka agjendën e zënë shumë pasi nuk gjen kohë për një rishikim dhe për të marrë hapa të menjëhershme në këtë periudhë kur fermerët janë në kulmin e vështirësisë.

Vitet e fundit u tregua shumë qartë se mbështetja përmes skemave nacionale synonte mbështetjen e drejtpërdrejtë të fermerëve por njëkohësisht edhe formalizimin e tyre fondi i skemës ka pasur një hop cilësor në dy këto aspekte. Nga 8 mijë fermerët të mbështetur në 2010 sot në 2023 jemi me një mbështetje të 65 mijë fermerëve, kjo falë edhe mbështetjes më të fundit përmes aktit normativ të dhënë nga qeveria shqiptare”, tha ministrja.

Këtë vit, theksoi ministrja, me fondet buxhetore janë parashikuar të mbështeten drejtpërdrejtë 68% e të gjithë fermerëve me NIPT në shkallë vendi.

“Në buxhetin e vitit 2024 janë adresuar 3.3 miliardë lekë për skemën e mbështetjes, por ne parashikojmë të rishikojmë disa elementë të efekshmërisë së skemës. Është rritur mbështetja për investimet në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit dhe mbrojtjes nga digat për t’i paraprirë kërcënimeve të faktorit klimatik. Mbështetje të rëndësishme zë edhe vaksinimi i kafshëve dhe ruajtja nga sëmundjet”, tha Denaj.

Të fundit