Flash News

E-TJERA

Bullgaria heq veton ndaj RMV, Varhelyi: Në pritje të konferencës e parë me Maqedoninë dhe Shqipërinë

Bullgaria heq veton ndaj RMV, Varhelyi: Në pritje të konferencës

Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi reagoi pas vendimit të parlamentit bullgar pro heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Varhelyi shprehet se është në pritje të vendimit të BE për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Mirëpresim vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez. Tani na duhet vendimi i BE-së për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ec përpara!” – u shpreh Varhelyi.

 

Të fundit