Flash News

E-TJERA

Bullgaria nuk i bindet ‘presionit’/ Shuhen shpresat për çeljen e negociatave për Shqipërinë në qershor?

Bullgaria nuk i bindet ‘presionit’/ Shuhen shpresat për

Bullgaria nuk ka ndryshuar qëndrim për Maqedoninë e Veriut. Ministrja e Jashtme bullgare, Teodora Genchovska tha se kërkesat për MV nuk kanë ndryshuar. Vetoja e Bullgarisë ka penalizuar dhe Shqipërinë, për shkak se procesi i anëtarësimit të këtyre dy shteteve po zhvillohet paralelisht.

Zyrtarë të lartë europianë kërkuan çeljen e negociatave brenda këtij viti, duke nënvizuar se kushtet janë plotësuar, por siç duket kjo ka pak shanse të ndodhë.

“Për të filluar procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, mbetet kërkesa që Republika e Maqedonisë së Veriut të regjistrojë bullgarët në Kushtetutën e saj”, deklaroi Genchovska, pas takimit me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi.

Ndërsa ky i fundit u shpreh i zhgënjyer nga qëndrimi i Bullgarisë. Ai shkoi në Sofje për të kërkuar heqjen e vetos, në mënyrë që Shqipërisë dhe MV t’iu jepej drita jeshile.

“Nëse ke pushtet dhe nuk e përdor, kjo konsiderohet nga të tjerët si kapitullim, dorëzim i pushtetit tënd dhe i kapaciteteve të tua. Çështja për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kur do fillojmë procesin e negociatave të anëtarësimit. Nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim, që jemi ende duke vazhduar të diskutojmë këtë çështje. Ne menduam se e kishim zgjidhur dy vjet më parë dhe tani kjo është sërish në tryezë”, tha ai. 

 

 

Të fundit