Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Një studim i realizuar nga psikologë dhe socialogë në disa prej shkollave të Qarkut të Shkodrës ka nxjerr në pah përmasat shqetësuese të përhapjes së fenomenit të bullizmit. Siç njofton korrepondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, 19.8 përqind e nxënësve raportojnë se kanë përjetuar bullizëm dhe se forma më e përhapur është bullizmi kibernetik. Studimi evedenton edhe nevojën e strategjive të qarta për të luftuar këtë fenomen në shkolla.
Studimi “Matja e përhapjes së fenomenit të bullizmit në shkolla”, realizuar nga një grup psikologësh dhe sociologësh të zyrës psikosociale në drejtorinë rajonale arsimore të Shkodrës, evidenton përmasat shqetësuese që ka marrë bullizmi në shkolla.
Studimi është mbështetur në intervistimin e 1026 nxënësve dhe 573 mësuesve në 53 shkolla të bashkive të qarkut të Shkodrës. Psikologu Fatjon Taipi, pjesëmarrës në studim, thotë se shtrirja e fenomenit është e gjërë, ndërsa ndërgjegjësimi mbi pasojat e tij vazhdon të jetë i ulët
“Fenomeni i bullizmit është shumë i përhapur në shkollat tona. Janë rreth 19.8% e nxënësve që shprehen se, në episode të caktuara, kanë qenë viktima të bullizmit. Ndërkohë, nga ana tjetër ka të bëjë shumë me ndërgjegjësimin sepse autorët që ushtrojnë bullizëm janë vetëm 5% që e pranojnë. Dhe kjo mospërputhje e shifrave tregon nivelin e ulët të ndërgjegjësimit për veprime, sjellje që nxënësit kanë me njëri-tjetrin”.
Sipas psikologes Suela Domnori, të dhënat mbi përmasat e shtrirjes së bullizmit në shkolla mund të jenë edhe më të larta pasi vërehet se, një pjesë e nxënësve hezitojnë për të denoncuar bullizimin në mjediset shkollore.
“ Është një shifër që tregon për përhapjen e fenomenit të bullizmit, përshtatet dhe është afër gjetjeve të studimeve në Shqipëri, por edhe jashtë Shqipërisë. Ndoshta mund të kemi edhe shifra të tjera më të larta, por duhet të marrim në konsideratë edhe mungesën e raportimit të nxënësve apo edhe çështjet e përceptimit. A perceptohet gjithnjë bullizmi si bullizëm, a perceptohen të gjitha format e bullizmit?”
17 përqind e rasteve të bullizmit në shkolla, sipas studimit, i përkasin bullizmit fizik, 18,55 përqind bullizmit verbal dhe 21.25 përqind bullizmit social. Ndërsa përhapjen më të madhe, sipas psikologut Taipi, e ka bullizmi kibernetik, i cili po gjen përhapje gjithnjë e më të gjërë përmes rrjeteve sociale.
“ Kemi 43.5% që shprehen se janë viktima të bullizmit kibernetik, që është një formë e re e bullizmit dhe që sistemi është thuajse shumë shumë i brishtë në përgjigjen ndaj këtij fenomeni”.
Nga 573 mësuesit e intervistuar, pjesa më e madhe, rreth 75 përqind, shprehin interes për zgjidhjen e problemeve të bullizmit brenda shkollës. Sipas perceptimeve të tyre, bullizmi shpeshherë ndodh gjatë pushimeve mes orëve të mësimit, në punët në grupe, orët e edukimit fizik, por edhe aktiviteteve jashtë mësimore në oborrin e shkollës, duke krijuar një situatë të vështirë për menaxhimin e procesit të mësimit
Studimi, thotë psikologia Domnori, mbi përhapjen e fenomenit të bullizimit në shkolla vë theksin mbi nevojën e politikave të qarta për eleminimin e tij si dhe nevojën e shtimit të kompetencave të ekipeve antibullizëm në shkolla.
“ Patjetër që bullizmi ka pasoja, lë shenja në zhvillimin e fëmijëve dhe ne në këto pasoja po vendosim edhe theksin. Strategjitë fokusohen tek informimi, ndërgjegjësimi i fëmijëve që të njohin pasojat e bullizmit, qoftë në këndvështrimin e të bullizuarit, pra viktimës, qoftë edhe në këndvështrimin e bullizuesit”
Dy vite më parë, Ministria e Arsimit ka miratuar një program të veçantë kundër bullizimit në shkolla, por efektivitetet e tij kanë qenë të pakta, pa arritur të zvogëlojnë përmasat e fenomenit./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38