Flash News

E-TJERA

Bullizohej në Tik Tok me foto denigruese, nëna e 3 fëmijëve në Durrës i jep fund jetës

Bullizohej në Tik Tok me foto denigruese, nëna e 3 fëmijëve

Një nënë e tre fëmijëve i ka dhënë fund jetës tragjikisht duke u vetëvrarë me fotoksinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës ku 41-vjeçarja e gjendur përballë bullizmit, ka vendosur të kryejë vetëvrasje.

B. L., punonte në një fasoneri në zonën e Fllakës. Ajo kishte hapur një adresë Tik Toku dhe pas disa kohësh, kolegët e saj të fasonerisë kishin shpërndarë në rrjet foto dhe materiale denigruese ndaj saj.

41-vjeçarja e kishte denoncuar rastin në policinë e Durrësit thuajse një vit më parë.

Është ende e paqartë nëse mund të ketë pasur shkak tjetër që shtyu nënën e tre fëmijëve drejt vetëvrasjes, por policia ka nisur veprimet pas vdekjes së saj.

Të fundit